Gruaja
Kanë kaluar 14 muaj dhe ende asnjë gjurmë nga Luljeta Tahiri
Luljeta Tahiri nga Mechernich i Gjermanisë ishte 13 vjeçe kur u zhduk në prill të vitit 2014.
Që nga ajo kohë nuk ka asnjë gjurmë rreth saj. Asnjë thirrje, asnjë mesazh telefonik, asgjë. Prindërit e saj dyshojnë se vajza e tyre mund të jetë në Köln, ose mund të jetë e vendosur diku jashtë Gjermanisë, raporton faqja zdf.de, transmeton “albinfo.ch”.
22 vjet më parë, prindërit e Luljetës kishin ardhur nga Kosova në Nordrhein –Westfalen. Çifti ka pesë vajza. Luljeta është më e madhja. Familja ndjehej e kënaqur në Gjermani dhe është plotësisht e integruar. Vajzat janë rritur dhe zhvilluar në Gjermani. Gjithçka të tregonte për një familje të lumtur, deri në një të premte pasdite kur bie zilja në derën e shtëpisë së familjes Tahiri. Para dere qëndron një familje turke e cila vjen të bisedojë më familjarët për fejesën e mundshme të djalit të tyre 20 vjeçar me vajzën, Luljetën 13 vjeçe. Në ato momente familjes Tahiri i bie qielli mbi kokë. Ata nuk e dinin asnjëherë se vajza e tyre kishte një të dashur.
Pasi që familja turke shkoi, mes Luljetës dhe prindërve të saj lindin mosmarrëveshje. Të nesërmen në mëngjes Luljeta ik nga shtëpia. Motra e vogël e saj e sheh duke u hedhur nga dritarja e dhomës së saj. Në tokë ajo e lë një letër lamtumirëse.
Menjëherë nëna e saj fillon kërkimin për vajzën, por pa sukses. 36 orë më vonë Luljeta paraqitet në polici në Hürth, 30 kilometra larg shtëpisë së saj. Ishte e larguar nga shiu. Policia e strehon në një qendër të sigurt rinore. Tri ditë më vonë, më 2 maj 2014 edhe prej aty Luljeta ikë dhe prej asaj kohe ajo zhduket vullnetarisht pa lënë asnjë gjurmë tjetër, njofton “albinfo.ch”.
Ditë më parë prindërit e Luljetes Nijazi dhe Hava Tahiri kërkuan fatin e saj edhe nga emisioni gjurmues në “zdf” “Aktenzeichen XY“.
Luljeta Tahiri është 1,70 metra e gjatë, ka flokë të drejta të zeza, sytë e gjelbër dhe është trup hollë. Në maj 2014 ajo ishte 13 vjeçare.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë















