Kosova
Njohja e shtetësisë së Kosovës forcohet në institucionet gjermane
Përmirësime në paraqitjen e Kosovës në sistemet zyrtare gjermane
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin njofton me kënaqësi se, falë përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm institucional, janë arritur disa të arritura konkrete në drejtim të paraqitjes së drejtë të shtetësisë së Republikës së Kosovës në institucionet dhe sistemet gjermane, transmeton albinfo.ch.
Konkretisht, këto arritje përfshijnë:
-
Heqjen e shtetësisë serbe në Regjistrin Civil gjerman për shtetasit e Republikës së Kosovës, duke siguruar identifikimin e drejtë të shtetësisë
-
Vendosjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur në disa institucione bankare, organizata sportive dhe kompani të ndryshme gjermane
-
Evidentimin e kufijve dhe emërtimin korrekt të vendbanimeve të Republikës së Kosovës në sistemet e navigacionit të automjeteve në Gjermani
Këto janë hapa të rëndësishëm drejt njohjes dhe përfaqësimit të barabartë të qytetarëve të Republikës së Kosovës në institucionet dhe shoqërinë gjermane. Ambasada falënderon të gjithë qytetarët dhe institucionet që kanë kontribuar në këtë proces.
Në këtë kuadër, Ambasada e Kosovës në Berlin inkurajon qytetarët që, në rast se hasin në institucione apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të saktë, të informojnë Ambasadën.
Ju mund të kontaktoni në adresën elektronike:
📧 [email protected]
duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse (foto, dokumente apo përshkrime), në mënyrë që këto raste të adresohen dhe të korrigjohen sa më shpejt.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












