Lajme
Austri: Vetëm 14% e të rinjve duan të qëndrojnë në vendet e tyre aktuale të punës
Një pjesë e vogël e të rinjve punëtorë në Austri shprehin dëshirën për të qëndruar në vendin dhe profesionin e tyre aktual, sipas të dhënave të fundit nga Dhoma e Punës së Austrisë së Epërme (AK OÖ), shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Indeksi i Klimës së Punës, i cili bazohet në anketimin e rreth 4,000 punonjësve çdo vit, tregon se vetëm 14 për qind e të rinjve nga 16 deri në 25 vjeç dhe një e katërta e të rinjve nga 26 deri në 35 vjeç dëshirojnë të qëndrojnë në kompaninë ku punojnë aktualisht. Ndërkohë, rreth një e treta e të rinjve në të dyja grupmoshat synojnë të avancojnë në fushën e tyre profesionale.
Në anën tjetër, punonjësit mbi 45 vjeç janë më të kënaqur me pozicionin e tyre, ku 70 për qind preferojnë të qëndrojnë në të njëjtin vend pune, transmeton albinfo.ch.
Sipas AK OÖ, ngarkesa e lartë e punës dhe ulja e kënaqësisë profesionale janë faktorët kryesorë që nxisin të rinjtë të kërkojnë ndryshime në karrierë. “Punonjësit do të qëndrojnë vetëm nëse mund të punojnë në kushte të shëndetshme dhe të lumtura,” tha presidenti i Dhomës së Punës, Andreas Stangl, duke kërkuar nga punëdhënësit përgjegjësi më të madhe në këtë drejtim.
Në anketën e kryer edhe me menaxherët, u gjet që ata ndiejnë nivel të lartë stresi nga detyrat e tyre, pavarësisht kënaqësisë më të madhe për të ardhurat dhe mundësitë e avancimit.
Duke marrë parasysh rezultatet, Dhoma e Punës kërkon menaxhim më të mirë të orëve shtesë dhe pushimeve, për të mbrojtur shëndetin e punonjësve dhe për të përmirësuar kënaqësinë në punë në afat të gjatë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











