Kosova
ANP “Adem Jashari”: Rritje e ndjeshme e fluturimeve dhe udhëtarëve gjatë majit
Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin maj, ku shihet një rritje e ndjeshme në numrin e fluturimeve dhe udhëtarëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Në muajin maj 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 169, ose 16.7 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 381 458, ose 13.3 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (maj 2024)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Sipas njoftimit, në sektorin e telekomunikimit të dhënat tregojnë se numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks në maj 2025 ishte 68 mijë e 478, që paraqet një rënie prej 1 për qind krahasuar me majin e vitit të kaluar. Edhe numri i përdoruesve me parapagim (prepaid) ka pësuar rënie, duke zbritur në 1 milion e 476 mijë e 646, ose 0.47 për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër përdoruesit me kontratë (postpaid) janë rritur në 313 mijë e 760, që përfaqëson një rritje prej 2.93 për qind.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










