Kosova
Haxhiu: Autopsia e 27-vjeçarit në Lipjan është kryer dje, pritet raporti përfundimtar
Sveçla për vdekjen e të riut në Lipjan: Fajtorët do të marrin dënimin e merituar, askush nuk është mbi ligjin

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan, duke bërë të ditur se autopsia e tij është kryer të hënën.
Ajo ka theksuar se IML-ja po bën përpjekje maksimale që raporti i autopsisë të përfundojë sa më shpejt dhe se një raport preliminar ende nuk është dorëzuar.
“Me urdhëresë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dje është kryer autopsia e të ndjerit Agon Zejnullahu. IML është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të marra gjatë autopsisë, në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
I riu A. Z. në Lipjan ka vdekur në rrethana të dyshimta. Lidhur me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pesë zyrtarë policorë. Ata dyshohen për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
Nga ana tjetër, edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, rast për të cilin janë suspenduar mbrëmë pesë zyrtarë policorë.
Sveçla ka thënë se kushdo që rezulton fajtor për vdekjen e të riut Agon Zejnullahu në Lipjan do të marrë dënimin e merituar.
Një ditë pas rastit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka thënë se hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal, ndërsa shtoi se ka kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga IPK, si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi.
“Jam thellësisht i prekur nga lajmi për vdekjen e qytetarit tonë para mëngjesit të djeshëm në Lipjan. Si Ministër i Punëve të Brendshme, sapo jam informuar për ngjarjen, kam kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës, si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi. Në kuadër të kësaj, hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal. Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Pres që sa më shpejt të zbardhet e vërteta dhe të gjitha rrethanat, si dhe familjarët dhe opinioni publik të njoftohen me të gjitha të gjeturat dhe epilogun e këtij rasti. Askush nuk është mbi ligjin dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar. Policia e Kosovës, falë profesionalizmit, transparencës dhe përkushtimit në shërbim të qytetarëve, vazhdon të jetë institucioni më i besuar dhe më kredibil në vend. Ky besim duhet ruajtur me çdo kusht dhe pa kursyer askënd, pasi besimi qytetar është jo vetëm vlerë por domosdoshmëri për punën e suksesshme të Policisë së Kosovës. Atë do ta ruajmë me vendosmëri përmes drejtësisë dhe përgjegjësisë për secilin rast”, ka shkruar ai.
Në fund, Sveçla ka theksuar se Policia është institucioni më i besuar dhe më kredibil në Kosovë, duke shtuar se ky besim duhet ruajtur me çdo kusht.
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj