Lajme
OBSH: Një në gjashtë persona në mbarë botën preken nga vetmia
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me seli në Gjenevë, një në gjashtë persona në mbarë botën preket nga vetmia.
Një raport nga një komision i OBSH-së mbi marrëdhëniet sociale zbuloi se vetmia dhe izolimi social i sëmurin njerëzit fizikisht, duke kontribuar në 871 000 vdekje në vit në të gjithë botën.
Vetmia rrit rrezikun e goditjeve në tru dhe atakut në zemër, diabetit, depresionit, ankthit dhe vetëvrasjes, ndër të tjera.
Adoleshentët e vetmuar kanë 22 për qind më shumë gjasa të marrin nota më të këqija se shokët e tyre të klasës, ndërsa të rriturit e vetmuar e kanë më të vështirë të gjejnë ose të mbajnë një punë.
Njerëzit dhe familjet nuk preken vetëm individualisht. Ata gjithashtu i kushtojnë shoqërisë miliarda dollarë në kosto të kujdesit shëndetësor dhe humbje të punësimit.
Problemi i telefonave celularë dhe i të jetuarit vetëm
Bashkëkryetari i komisionit, Vivek Murthy, e përcaktoi vetminë: “Vetmia është një ndjenjë e dhimbshme dhe subjektive që shumë prej nesh e përjetojmë kur nuk kemi marrëdhëniet që na nevojiten. Në të kundërt, izolimi social është një gjendje objektive ku ka pak marrëdhënie ose ndërveprime.”
Një në tre të moshuar dhe një në katër adoleshentë vlerësohet të jenë të izoluar socialisht, sipas raportit. Shkaqet përfshijnë sëmundjet, arsimin e dobët dhe të ardhurat e ulëta, mungesën e mundësive për socializim dhe jetesën vetëm, si dhe teknologjinë dixhitale, transmeton albinfo.ch.
Sipas Murthy, njerëzit kanë komunikuar për mijëra vjet jo vetëm përmes fjalëve, por edhe përmes shprehjeve të fytyrës, gjuhës së trupit, zërit dhe heshtjes, shkruan swissinfo. Kjo humbet kur ata komunikojnë vazhdimisht përmes telefonave celularë dhe mediave sociale.
Karta aktivitetesh për të rinjtë suedezë
OBSH-ja e citon Suedinë si një shembull pozitiv. Vendi ka një strategji kombëtare kundër vetmisë, tha Ministri suedez i Çështjeve Sociale, Jakob Forssmed. Është pranuar se nuk janë vetëm të vetmuarit që kanë një problem, por shoqëria në tërësi.
Në Suedi, tani bëhen përpjekje të vetëdijshme në shumë vende për të lehtësuar kontaktin social, për shembull në dyqane ose restorante, në lagje ose klube. Të gjithë fëmijëve dhe të rinjve së shpejti do t’u jepen karta parash, të cilat do të mund t’i përdorin vetëm për të rezervuar aktivitete në grup në kohën e tyre të lirë.
Suedia do të ndalojë telefonat celularë në shkollat publike, tha Forssmed. Studimet kanë treguar se kjo rrit kontaktin social dhe zvogëlon ngacmimin kibernetik. Fëmijët dhe të rinjtë flenë më mirë dhe e kanë më të lehtë të lënë mënjanë telefonat celularë në kohën e tyre të lirë.
Fëmijët shpesh ndihen të frustruar edhe kur prindërit e tyre janë vazhdimisht të zënë me telefonat celularë, shtoi ministri suedez.
Teknologjia dixhitale, edhe me anë pozitive
Teknologjitë dixhitale kanë anët e tyre të mira, thotë komisioni. Ato lejojnë kontaktin, për shembull përmes videos, gjë që më parë ishte e pamundur.
“Por është shumë e rëndësishme të kemi vende dhe hapësira në jetën tonë ku mund të bashkëveprojmë ballë për ballë me të tjerët pa u shpërqendruar nga teknologjia”, tha Murthy.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











