Lajme
Restorantet më të vlerësuara në Gjermani për vitin 2025
Gjermania është shndërruar në një destinacion kulinar prestigjioz, pasi 30 restorante të reja u nderuan për herë të parë me yllin Michelin, vlerësimi më i lartë në botën e gastronomisë. Me këtë shtesë të re, numri total i restoranteve me një yll në Gjermani arrin në 282, ndërsa gjithsej janë 341 restorante me yje Michelin, duke e renditur vendin në vendin e katërt në botë, pas Francës, Japonisë dhe Italisë.
Ndër risitë më të spikatura të këtij viti janë:
PURS, Andernach (Rheinland-Pfalz)
Një përzierje elegante e kuzhinës moderne japoneze dhe nordike, e njohur për menu degustimi me gjashtë pjata dhe përbërës të rrallë si karkalecë norvegjezë dhe mish rose të vjetëruar.
Loumi – Berlin
Një përfaqësim modern i kuzhinës gjermane me ndikime ndërkombëtare dhe përdorim të produkteve rajonale. Një nga pjatat kryesore është viçi i egër me barishte dhe reduktim të dëllinjës.
Heimatjuwel – Hamburg
E vendosur në zemër të Hamburgut, ofron kuzhinë tradicionale veriore me interpretim modern. Shefi Marcel Görke shquhet për krijime si qengji nga Sachsen-Anhalt me kërpudha dhe kajsi.
Kaisersaal – Ravensburg
Me një ambient klasik dhe menu të ndërtuar sipas dëshirës, ky restorant përqendrohet në kuzhinën evropiane dhe franceze me theks në elegancën dhe detajet.
June – Übersee (Bavaria)
Me atmosferë të stilit wine-bar, ky restorant kombinon shijet mesdhetare me ato bavareze. Pjatat për ndarje përfshijnë tuna me teriyaki dhe biftek nga Zelanda e Re.
Lista e plotë e 30 restoranteve të reja me një yll Michelin për vitin 2025:
PURS, Andernach
Nose & Belly, Augsburg
Loumi, Berlin
Matthias, Berlin
pars Restaurant, Berlin
SchwarzGold, Dortmund
Heiderand, Dresden
la Vie by Thomas Bühner, Düsseldorf
Setzkasten, Düsseldorf
Chefs Atelier, Essen
Sawito, Falkensee
Sommerfeld, Frankfurt
Hawara, Freiburg
GLORIE, Hamburg
Heimatjuwel, Hamburg
Koer, Hamburg
Marie, Hannover
Ahlmanns, Kiel
irori, Knittelsheim
La Boucherie, Kreuzwertheim
1804 Hirschau, Mynih
Stephans Stuben, Neu-Ulm
Marcel von Winckelmann, Passau
Kaisersaal, Ravensburg
Ontra’s Gourmetstube, Regensburg
Restaurant Überfahrt, Rottach-Egern
Sachsa, Bad Joseph’s
Raro im Mühlenhof, Schriesheim
June, Übersee
MiZAR, Würzburg
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










