Kosova
Rrugëtimi i Suksesit i Qendres Laserike te Syrit “Kubati”: Nga një Qendër Lokale në një rrjet shërbimesh Oftalmologjike
Në një sektor shëndetësor gjithnjë e më dinamik dhe sfidues, Qendra Laserike te Syrit “Kubati” përfaqëson një model të shkëlqyer zhvillimi profesional, inovacioni teknologjik dhe përkushtimi ndaj pacientit. Themeluar në vitin 1990 si një ordinancë në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të syrit, “KUBATI” është transformuar sot në një rrjet modern oftalmologjik me disa degë funksionale në qytetet kryesore të vendit si me dy qendra ne Prishtine, Prizren e Peje.
Ku për të qenë sa më afër pacientëve tanë në ofrimin e shërbimeve “KUBATI” nga muaji Qeshor i këtij viti do të jetë prezent edhe në qytetin e Ferizaj në konceptin e njejt si në qytetet tjera.
Kujdes cilësor dhe i aksesueshëm për të gjithë
Që në themelimin e tij, spitali u udhëhoq nga një mision i qartë: të ofrojë kujdes oftalmologjik të standardeve më të larta, duke kombinuar ekspertizën mjekësore me teknologjinë më të avancuar në shërbim të pacientëve. Me një staf të përkushtuar mjekësh specialistë dhe pajisje diagnostike të teknologjisë së fundit, “KUBATI” u pozicionua shpejt si një nga qendrat më të besueshme për shëndetin e syrit në rajon.
Bazuar në kërkesën për rritje dhe suksesin e dëshmuar në praktikën klinike, gjatë dy dekadave të fundit “KUBATI” ndërmori një plan të zgjerimit të qëndrueshëm. Hapja e degëve të reja në qytete si Prishtina me dy qendra , Prizreni , Peja dhe tani më edhe Ferizaj u realizua me fokus në ruajtjen e standardeve të shërbimit, uniformitetin e protokolleve mjekësore dhe investimin në burime njerëzore të kualifikuara.
Gjithë kësaj I ka parprirë një punë shumë e përkushtuar,një investim I vazhdueshëm profesional, ku ishim të parët që aplikuam metodën e Phacoemulsifikimit , të parët që krijuam kabinetin e kirurgjise vitreoretinale dhe medical retina,duke vazhduar me instalimin e laserit per eleminim të dioptrisë për të u a mundësuar pacientëve trajtimin në vendin e tyre pa pasur nevojë për të shkuar jashtë vendit.Sot, rrjeti i spitalit përfshin pesë qendra oftalmologjike, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, nga ekzaminimet bazë te ndërhyrjet kirurgjikale me lazer dhe trajtimet e avancuara për patologji të retinës, glaukomës dhe kataraktit,etj.
Elementi kyç i këtij rrugëtimi ka qenë besimi i pacientëve dhe partnerëve institucionalë, të cilët kanë vlerësuar cilësinë e shërbimit, korrektësinë profesionale dhe qasjen humane që karakterizon çdo ndërveprim. Investimi në trajnime të vazhdueshme për stafin mjekësor dhe bashkëpunimi me qendra ndërkombëtare ka mundësuar përmirësimin e vazhdueshëm të protokolleve klinike dhe adaptimin e praktikave më të mira bashkëkohore.
Synimi për të ardhmen: ekselencë klinike dhe digjitalizim
Në përputhje me trendet globale, “KUBATI” synon të integrojë gjithnjë e më shumë zgjidhje të inteligjencës artificiale në procesin diagnostik dhe të shtrijë më tej shërbimet përmes platformave digjitale. Objektivi afatgjatë është krijimi i një modeli të qëndrueshëm dhe gjithëpeërfshirës të kujdesit oftalmologjik, duke ruajtur thelbin e vlerave mbi të cilat klinika u ndërtua: integritet, profesionalizëm dhe kujdes i personalizuar ndaj çdo pacienti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së











