Lajme
Austri: Viti i dytë i detyrueshëm i çerdhes do të hyjë në fuqi deri në vitin 2027

Ministri austriak i Arsimit, Christoph Wiederkehr (NEOS) ka konfirmuar se një vit i dytë i detyrueshëm i çerdhes do të implementohet më së voni deri në vitin 2027. Lajmi është bërë i ditur nga transmetuesi publik ORF dhe përbën një nga shtyllat kryesore të reformës në arsimin e hershëm në vend, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Wiederkehr e cilësoi këtë masë si një hap thelbësor për integrimin dhe zhvillimin gjuhësor të fëmijëve, veçanërisht atyre me prejardhje migrante. Ai shtoi se, krahas kësaj reforme, qeveria po nis një iniciativë të re trajnimi që synon të shtojë rreth 4 000 vende në arsimin fillor për të adresuar mungesën e vazhdueshme të mësuesve.
Reforma përfshin gjithashtu rritje të mbështetjes për mësimin e gjuhës gjermane, futjen e lëndëve të reja si edukata demokratike dhe ajo financiare, si dhe shtimin e kompetencave të nivelit federal në fushën e arsimit.
Megjithatë, nisma nuk ka kaluar pa kritika. Partia e Lirisë (FPÖ) ka vënë në dyshim efektivitetin e masës në përballjen me mungesën e stafit dhe ka akuzuar qeverinë për mungesë të zgjidhjeve të menjëhershme për sfidat aktuale në sistemin arsimor.
Përkundër kritikave, Wiederkehr ka theksuar se reformat janë të domosdoshme për të ndërtuar një sistem arsimor më gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për të ardhmen, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Luzern: Akademi dhe ekspozitë dokumentare për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë Në kuadër të programit do të shfaqen materiale dokumentare, do të mbahen fjalime përkujtimore dhe do...
-
Hapet konkursi për mësuesit e diasporës për vitin 2025
-
Nxënës shqiptarë nga Zvicra vizitojnë bashkëmoshatarët arbëresh
-
Presidentja Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho
-
Humb jetën kosovari 35-vjeçar pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Austri
Jeta në Austri
-
Humb jetën kosovari 35-vjeçar pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Austri Po pastronte fasadën e një pallati, kosovari humbi jetën nga linja e energjisë me tension të...
-
Restorantet në Austri përballen me kritika për shërbimin dhe tarifat
-
Brukseli nis procedurë ndaj Austrisë për deficit të tepërt
-
Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës së Kosovës në Austri
-
Austria: Rritet numri i dënimeve në vitin 2024