Lajme

Numri i kërkesave për azil në Austri bie me 35% në katër muajt e parë të vitit 2025

Sipas statistikave të azilit për prillin 2025, numri i kërkesave për azil në Austri është ulur ndjeshëm, me një rënie prej 35 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, u regjistruan 6.056 kërkesa, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 ishin 9.259.

Rënia e kërkesave të reja është veçanërisht e dukshme te sirianët dhe afganët. Nga 329 kërkesat e sirianëve në prill, vetëm 103 ishin të reja, ndërsa te afganët, nga 512 kërkesa, vetëm 117 ishin të paraqitura për herë të parë. Shumica e kërkesave lidhen me fëmijë të lindur në Austri ose refugjatë që kanë qenë tashmë në vend për një kohë, transmeton albinfo.ch.