Kosova
Presidentja Osmani në Zvicër: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për përkrahjen e Zvicrës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Zvicrës, gjatë një fjalimi para Këshillit Federal zviceran. Ajo ka theksuar marrëdhëniet e forta dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të ndërtuara që nga koha e përpjekjeve për liri të Kosovës.
“Në Zvicër, shumë nga përpjekjet për liri të Kosovës kanë gjetur përkrahje dhe mbrojtje. Kosova do të mbetet përgjithmonë mirënjohëse,” deklaroi Osmani. Ajo theksoi se me qindra mijëra qytetarë me origjinë nga Kosova jetojnë sot në Zvicër, duke kontribuar në ndërtimin e urave të miqësisë ndërmjet dy popujve.
Presidentja kujtoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të Zvicrës në fazat vendimtare të shtetformimit të Kosovës: “Zëri i Zvicrës ka qenë i palëkundur në rrugëtimin tonë për liri dhe demokraci. Në kohën kur pak shtete ishin të gatshme ta thonin hapur, Zvicra u rreshtua në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Dhe kjo përkrahje nuk ka pushuar asnjëherë.”
Nga ana tjetër, presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, e vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në Zvicër. “Refugjatët që i ikën luftës dhe u vendosën këtu, kanë ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e shtetit. Sot, breza të dytë dhe të tretë me prejardhje nga Kosova e quajnë Zvicrën shtëpinë e tyre,” tha ajo.
Ajo shtoi se qytetarët me origjinë nga Kosova janë bërë pjesë e rëndësishme e shoqërisë zvicerane nga sporti, arsimi, teknika, deri në politikë. “Historitë e tyre të suksesit janë po ashtu histori të suksesit të Zvicrës,” përfundoi Keller-Sutter.
Vizita e presidentes Osmani në Zvicër përforcon më tej marrëdhëniet miqësore dhe partneritetin strategjik ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, me fokus në zhvillimin demokratik, përkrahjen ndërkombëtare dhe integrimin e diasporës.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









