Muzikë
Eurovision 2025: Shkodra Elektronike sjell legjendën e Rozafës në skenën ndërkombëtare
Kënga “Zjerm”, e interpretuar nga këngëtarja Beatriçe Gjergji, është një përjetim i thellë mbi sakrificën, qëndrueshmërinë dhe dashurinë e gruas shqiptare ndër breza

Bazel, Maj 2025 – Shqipëria hyn në garën e Eurovisionit këtë vit me një performancë që nuk synon vetëm muzikën, por ngrihet në një platformë më të lartë: një rrëfim simbolik, emocional dhe kulturor që përçon identitetin kombëtar. Përfaqësuesi ynë zyrtar, grupi Shkodra Elektronike, sjell në skenën e Bazelit një nga figurat më të fuqishme të mitologjisë shqiptare Rozafën.
Kënga “Zjerm”, e interpretuar nga këngëtarja Beatriçe Gjergji, është një përjetim i thellë mbi sakrificën, qëndrueshmërinë dhe dashurinë e gruas shqiptare ndër breza. Ajo që e bëri performancën veçanërisht të paharrueshme, ishte veshja skenike një fustan i kuq me formë asimetrike, i krijuar nga vetë nëna e Beatriçes, stilistja Ina Dema. Ky fustan përfaqëson trupin e Rozafës që, sipas legjendës, u muros për të ndërtuar kalanë e Shkodrës, por kërkoi të linte një dorë, një sy, një këmbë dhe një gji jashtë për të ushqyer dhe përkundur fëmijën e saj.
Përballë Beatriçes, artisti Kolë Laca u shfaq me një mantel të zi solemn simbol i strukturës së fortesës, i peshës së sakrificës dhe i heshtjes që ruan kujtesën historike. Ky dyzim midis trupit të gjallë dhe murit të ftohtë krijoi një kontrast emocional të fuqishëm në skenë.
“Nuk është vetëm një performancë. Është një përballje me mitin, me vetveten dhe me atë që do të thotë të jesh grua dhe shqiptare në kohën moderne,” u shprehën artistët në konferencën për shtyp.
Rozafa simbol i përjetshëm i gruas që nuk dorëzohet
Legjenda e Rozafës vazhdon të flasë edhe në ditët tona. Gruaja që pranon të murosen për hir të një ndërtese që duhet të jetojë, por që kërkon të mos fshihet krejtësisht, është një metaforë e fuqishme e gruas shqiptare që sakrifikon, por nuk zhbëhet.
Në Shqipërinë e vitit 2025, Rozafa është gjithandej: nëna që mban familjen në kohë të vështira, e reja që lufton për të drejta, artistja që përfaqëson vendin në skenën europiane. Ky mesazh u përçua fuqishëm përmes “Zjerm”-it, që nuk është vetëm një këngë, por një rrëfim i një identiteti që nuk shuhet.
Eurovision 2025 – një skenë me rrënjë dhe mesazh
Zgjedhja për të rikthyer mitin e Rozafës nuk është vetëm një element estetik. Është një deklaratë se Shqipëria nuk dëshiron të shfaqet si një vend i vjetër me veshje folklorike, por si një kulturë me rrënjë të thella dhe me vështrim të kthyer nga e ardhmja. Në një garë që gjithnjë e më shumë ndjek spektaklin, Shqipëria zgjodhi të sjellë një histori që frymëzon dhe ndikon.
Gara e Eurovision 2025 zhvillohet në Bazel të Zvicrës, ku do të mbahen dy gjysmëfinale më 13 dhe 15 maj, si dhe një finalja më 17 maj. Shqipëria do të performojë e 12-ta në gjysmëfinalen e parë, që mbahet më 13 maj. Prezantuesit e festivalit janë Hazel Brugger dhe Sandra Studer, ndërsa në finalen e madhe do të bashkohet edhe Michelle Hunziker.
Renditja e gjysmëfinales së parë përfshin vendet: Islanda, Polonia, Sllovenia, Estonia, Spanja, Ukraina, Suedia, Portugalia, Norvegjia, Belgjika, Azerbajxhani, Shqipëria, Holanda, Kroacia dhe Qipro. Në këtë natë, Spanja dhe Italia do të kenë të drejtë vote. Ndërsa në gjysmëfinalen e dytë garojnë: Australia, Mali i Zi, Irlanda, Letonia, Armenia, Austria, Greqia, Lituania, Malta, Gjeorgjia, Danimarka, Republika Çeke, Luksemburgu dhe Izraeli. Votat do të vijnë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.
Shkodra Elektronike u shpall fituese në Festivalin e Këngës në RTSH në dhjetor 2024, dhe me këtë prezantim të guximshëm, dëshmon se Shqipëria është gati të flasë gjuhën e kulturës në një skenë globale me rrënjë që ngrihen në Rozafën dhe me zë që shkon përtej mureve.
@shkodraelektronike
#Eurovision2025 #Rozafa #InaDema #BeatriçeGjergji #KolëLaça #Shqipëria #Bazel2025 #TraditëMeZë #KalajaRozafës
E-Diaspora
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi Javën e kaluar, Policia Kantonale e Cyrihut zbuloi një plantacion të paligjshëm kanabisi me mbi 1,700...
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra
Jeta në Austri
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027 Ndihma familjare (Familienbeihilfe) dhe përfitimet e kujdesit për fëmijët (Kinderbetreuungsgeld) në Austri nuk do të përshtaten...
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?