Bota
Rriten shpenzimet ushtarake në mbarë botën
SIPRI tha se ky është viti i dhjetë me radhë që shënohet rritje globale e shpenzimeve ushtarake
Gjatë vitit 2024, shpenzimet ushtarake nëpër botë kapërcyen 2 700 miliardë dollarë., një rritje prej 9,4 % në terma realë krahasuar me vitin 2023, dhe është rritja më e madhe vjetore, të paktën që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Raporti më i fundit i SIPRI-it, Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm, tregon se shpenzimet ushtarake janë shtuar në të gjitha rajonet e botës, por më e mprehtë rritja është regjistruar veçanërisht në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.
Pesë shpenzuesit kryesorë ushtarakë — Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Gjermania dhe India — përbëjnë 60 % të shpenzimeve globale, dhe së bashku këto shtete kanë shpenzuar 1 635 miliardë dollarë.
Shpenzimet ushtarake i referohen të gjitha shpenzimeve qeveritare për forcat ushtarake dhe aktivitetet, përfshirë rrogat dhe përfitimet, shpenzimet operacionale, blerjet e armëve dhe pajisjeve, ndërtimet e infrastrukturës ushtarake, kërkimet dhe zhvillimin, administratën, komandën dhe mbështetjen, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
“Përllogaritjet tona tregojnë se mbi 100 shtete në mbarë botën i rritën ndjeshëm shpenzimet e tyre ushtarake. Përderisa qeveritë gjithnjë e më shumë po e bëjnë prioritet sigurinë ushtarake, shpesh në kurriz të sektorëve të tjerë buxhetorë, kompromiset ekonomike dhe sociale mund të kenë pasoja të rëndësishme për shoqëritë në vitet në vijim,” shprehet Xiao Liang, kërkues pranë SIPRI.
SIPRI tha se ky është viti i dhjetë me radhë që shënohet një rritje globale e shpenzimeve ushtarake. Barra ushtarake globale — Bruto Prodhimi i Brendshëm global që i dedikohet shpenzimeve ushtarake — u shtua me 2,5 % në vitin 2024. Në mes të luftës trevjeçare të Ukrainës, veç Maltës, siç thuhet në raport, të gjitha shtetet evropiane rezultojnë t’i kenë rritur shpenzimet e tyre ushtarake.
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










