Futboll
Xherdan Shaqiri është në mesin e lojtarëve elitar botëror nga 17 ligat evropiane
Shaqiri në mesin e golashënuesve më të mirë në Evropë
Bëhet e ditur se Xherdan Shaqiri po e kalon njërën prej edicioneve më të suksesshme në karrierë dhe është ringjallur qysh kur u kthye te klubi i fëmijërisë në verën e vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, Shaqiri është futbollisti më i dekoruar në historinë e futbollit zviceran, me dy trofe të Ligës së Kampionëve, të cilat i fitoi me Bayern Munichun dhe Liverpoolin.
Po ashtu, ai ka fituar tituj edhe në Gjermani dhe Angli.
Ai është lojtari i dytë me më së shumti ndeshje për Zvicrën, pas Granit Xhakës, ndërsa me Baselin ka fituar tre tituj të Superligës helvetike.
Shaqiri me Baselin po lufton për një tjetër titull, ndërsa kontributi i tij ka qenë shumë i madh.
33-vjeçari ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 18 asistime, duke u bërë kundërshtar i tre sulmuesve më në formë për kontributin më të madh në skuadrat e tyre: Mohamed Salah, Viktor Gyokeres dhe Harry Kane.
“Xherdan Shaqiri është në mesin e lojtarëve elitë botërorë nga 17 ligat evropiane, për sa i përket golave dhe asistimeve”, ka shkruar Liga e Futbollit të Zvicrës të shtunën.
Në fakt, Shaqiri ka qenë i përfshirë në 31 gola, ndërsa në krye të listës është Mohamed Salah i Liverpoolit.
Salah ka shënuar 32 gola dhe ka dhënë 23 asistime në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











