Lajme
Këta faktorë përcaktojnë Pensionin AHV në Zvicër

Sistemi i pensioneve në Zvicër është i bazuar në kontributet e detyrueshme në AHV (Sigurimi i Pleqërisë dhe i të Mbijetuarve).
Masa e pensionit varet nga disa faktorë kyç:
Vitet e kontributeve – Për të marrë një pension të plotë, duhet të kontribuohet për 44 vite, duke filluar nga viti pas ditëlindjes së 20-të deri në moshën e pensionit. Çdo vit i munguar ul pensionin me rreth 2.3%;
Të ardhurat e fituara – Pensioni maksimal jepet nëse të ardhurat mesatare vjetore kanë qenë së paku 90,720 CHF gjatë jetës aktive. Pensioni minimal është i vlefshëm për ata me të ardhura të ulëta;
Kreditet për kujdesin e fëmijëve dhe personave të tjerë – Prindërit që kujdesen për fëmijët nën 16 vjeç mund të përfitojnë kredi kontributesh prej 45,360 CHF në vit, të ndara proporcionalisht mes prindërve;
Statusi martesor dhe ndarja e të ardhurave – Për çiftet e martuara ose të divorcuara, të ardhurat gjatë martesës ndahen në mënyrë të barabartë midis partnerëve, duke ndikuar në llogaritjen e pensionit të secilit. Pensioni maksimal i përbashkët për çiftet është 3,780 CHF në muaj;
Shuma e pensioneve:
-
Pensioni maksimal: 2,520 CHF/muaj
-
Pensioni minimal: 1,260 CHF/muaj
-
Pensioni maksimal për çiftet: 3,780 CHF/muaj
Mungesa e viteve të kontributeve sjell ulje të pensionit. Për shembull, një person që nuk ka paguar kontribute për pesë vite do të marrë rreth 290 CHF më pak në muaj, shkruan Blick.
Kjo strukturë e pensioneve bën që çdo vit i kontribuar të jetë i rëndësishëm për sigurimin e një pensioni të qëndrueshëm në pleqëri, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor