Kosova
Ish-ministri britanik për njohjen e Kosovës nga Kenia: Vendim i mençur, sundimi serb nuk do të kthehet më
Ish-ministri i Britanisë së Madhe për Evropën, Denis MacShane, e ka vlerësuar si vendim të mençur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia.
Sipas tij, ky hap është në përputhje me qëndrimet e demokracive kryesore botërore.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai ka reaguar ndaj kritikave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur atë një “kukull të Putinit” dhe duke theksuar se sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më, transmeton albinfo.ch.
“Një lëvizje e mençur nga presidenti kenian, William Ruto, për të njohur Kosovën, në linjë me të gjitha ekonomitë kryesore demokratike. Kukulla e Putinit, lideri serb Vuçiq, bërtet, por Kenia, si Kosova, e di çfarë do të thotë të jesh një koloni. Sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më”, ka shkruar ai.
Ndryshe, MacShane ishte një nga mbështetësit e pavarësisë së Kosovës që nga fillimi, duke kritikuar vazhdimisht politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe ndikimin e Rusisë në rajon. Ai kishte theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se njohja nga shtete të tjera tregon se komuniteti ndërkombëtar po e konsolidon këtë realitet.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












