Lajme
Rritet numri i shqiptarëve që heqin dorë nga nënshtetësia në këmbim të një pasaporte evropiane
Rreth 900 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare gjatë vitit 2024 në këmbim të një pasaporte evropiane.
Krahasuar me vitin 2023, numri i atyre që braktisën Shqipërinë u rrit me 52 raste, ose 6.1 për qind, transmeton albinfo.ch.
“Të paktë janë shtetet që të lejojnë dy shtetësi. Normalisht, shteti që të pret pretendon që të lini shtetësinë tuaj dhe të përfitoni atë të vendit ku jetoni. Marrja e nënshtetësisë është një procedurë e tejzgjatur dhe personat e kualifikuar kanë përparësi. Ky proces mund të zgjasë deri në 7-8 vjet”, tha për A2 CNN Rafael Todhe, jurist në Gjermani.
Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se, në dekadën e fundit, mbi 6,600 shqiptarë kanë hequr dorë nga pasaporta shqiptare. Kjo për shkak se shumë vende të BE-së nuk e lejojnë dyshtetësinë, mes tyre Austria, Holanda dhe Spanja.
Ndërsa të dhënat nga INSTAT tregojnë se rreth 52 për qind e të larguarve nga Shqipëria janë të rinj të grupmoshës 15-35 vjeç.
Të tjera nga Lajme

Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh
- “Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë
- Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë
- Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
E-Diaspora
-
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh Historia e familjes Popova është histori e punës, përkushtimit dhe dashurisë për gastronominë... -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












