Kosova
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
Gjatë një kontrolli të bërë në Ticino, zyrtarë nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare kanë ndaluar një kamion dërgesash, ku ishin ngarkuar 19 skuterë. Këto automjete nuk ishin zhdoganuar siç duhet, transmeton albinfo.ch.
Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (BAZG) njoftoi të premten se targat u ishin hequr dhe pas restaurimit, ato ishin menduar për rishitje në territorin e Zvicrës, shkruan sda.ch.
Arrestimi u bë javën e kaluar në autostradën në Ticino ndërsa kamioni shkonte drejt veriut, në një zonë pushimi midis Riva San Vitale dhe Capolago, vazhdon komunikata.
Malli (mopedët) tashmë ishte refuzuar në pikën kufitare Pizzamiglio në të njëjtën ditë, sepse konsiderohej mall komercial.
Mirëpo, shoferi, një shtetas kosovar 43-vjeçar, nuk i ka zbatuar udhëzimet e zyrtarëve dhe është futur sërish në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Kështu, ai tani duhej të paguante një gjobë prej disa mijëra frangash dhe të deklaronte mallin sipas rregullave.
Të tjera nga Kosova

Bekim Sejdiu pranon kandidaturën: Jam vënë në shërbim të Republikës
- Ish-presdentja Osmani për Sejdiun: Figurë që e njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat e vendit
- Abdixhiku për Sejdiun: Po i japim Republikës tonë një zgjidhje të mbarë, të përgjegjshme dhe dinjitoze
- U.d e presidentes: Dakordimi i sotëm për presidentin, hap drejt funksionalizmit të institucioneve
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











