Kosova
Shefi i NATO-s sot në Bosnjë-Hercegovinë, nesër në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën të martën, teksa sot do të qëndrojë në Bosnjë-Hercegovinë.
Kjo është vizita e tij e parë që kur Rutte mori postin e Shefit të NATO-s, gjë që është bërë e ditur përmes një komunikate për media, përcjell albinfo.ch.
Gjatë vizitës në Bosnjë-Hercegovinë, Rutte do të takojë zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë kryesuesin dhe anëtarët e Presidencës, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Ministrin e Punëve të Jashtme, atë të Mbrojtjes dhe Ministrin në deytrë të Sigurisë.
Kjo vizitë do të zhvillohet pas tensioneve në këtë shtet, ku presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, mbrëmjen e 5 marsit ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjeve jokushtetuese, të miratuara në Kuvendin e këtij entiteti të Bosnjë-Hercegovinës, me të cilat ndalohet veprimtaria e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës (VSTS). Ky dekret ka ngjallur reagime të shumta ndërkombëtare.
Pas kësaj vizite, Rutte pritet të arrijë në Kosovë bashkë me ambasadorët e NATO-s, ku do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet











