Kosova
Komisioni i BE-së, i gatshëm t’i jap Kosovës opinion për statusin e vendit kandidat
Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimon Evropian.
Në deklaratën e përbashkët, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, kanë dërguar një sinjal që e presim nga dhjetori i vitit 2022, transmeton albinfo.ch.
Sipas tyre, Komisioni Europian është i gatshëm të përgatisë një opinion mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim sapo Këshilli i BE-së ta kërkojë këtë dokument.
Profesori Dritëro Arifi ka deklaruar se mendon që kjo porosi është tregues se Bashkimi Europian e ka kuptuar që politika e neutralitetit është e padobishme dhe e dëmshme.
“Pra në njëfarë mënyre ne e kemi “shitur” dialogun shumë lirë. Pra vetëm për status kandidat pa njohje të pesë vendeve. Pra njohja e pesë vendeve po vërehet se do të vonojë shumë, kështu që BE e ka gjetur si hapin e ndërmjetëm pranimin e Kosovës si vend kandidat për të lëvizur tutje”, ka deklaruar ai, pëcjell albinfo.ch.
Sipas Arifit, ky qëndrim nuk pasqyron ndonjë ndikim nga Kallas ose emisari Sorensen, por duket se është një dakordim i heshtur nga 27 vendet anëtare të cilat presin që Kosovë të lëvizë nga pozicionet dhe të shpërblehet me përkrahje.
Kushti sipas tij por edhe sipas ish zv. ambasadorit në Gjermani është zbatimi i marrëveshjeve të deritanishme.
Krahas kësaj, ish-diplomati Blerim Canaj, mendon se përmendja e obligimeve për palët përkrahë mundësisë për statusin e vendit kandidat, figurativisht janë shkopi ose karota.
“Një që është ndër më kryesoret është se Bashkimi Europian nuk dëshiron të importoj probleme dhe konflikte dhe deri në përfundimin e dialogut nuk e besoj që as Kosova e as Serbia e plotësojnë parakushtin kryesor të saj”, ka theksuar Blerim Canaj – ish-zëvendës ambasadori i Kosovës në Gjemani.
Përkundër optimizmit të natyrshëm, Canaj nuk beson se Kosova do ta ketë fatin edhe për një kohë të fitojë të drejtën e vendit e kandidat e të shkojë në fund të pistës, pra të bëhet pjesë e familjes evropiane.
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit












