Kosova
Ambasadori Rohde largohet nga platforma “X”: Ka degjeneruar
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka vendosur të largohet nga platforma “X” dhe t’i bashkohet “Bluesky”.
Rohde në një videomesazh të postuar në rrjete sociale nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se platforma “X” ka degjeneruar dhe është shndërruar në një vend të vërshuar nga gjuha e urrejtjes, dezinformata dhe teori konspirative.
“Mjaft më! Kam vendosur të largohem nga ‘X’ apo nga ‘Twitter’, siç njihej më herët. Pse? Për mua ‘X’ është degjeneruar duke u kthyer në vend të vërshuar nga gjuha e urrejtjes, dezinformata dhe teori konspirative. Shumica e postimeve kanë synim t’i minojnë institucionet tona demokratike dhe shtyhen nga algoritmet ku nuk është më i mundur të bëhet një komunikim adekukat apo debat”, ka thënë Rohde, duke thënë se gjitha këto po shtyhen në emër “të lirisë së shprehjes”.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










