Maqedonia
Vazhdon trendi i ikjes në Evropë, nxënësit shqiptarë braktisin bankat shkollore në Maqedoni
Trendi shpërnguljes në shtetet e perëndimit nuk ka të ndalur në Pollog. Tregues për këtë situatë janë shkollat fillore dhe të mesme. Vetëm tre ditët e para të gjysmëvjetorit të dytë janë kërkuar dhjetëra fletë shpërnguljeje për në Gjermani, Austri, Zvicër e gjetiu.
“Ka shpërngulje, edhe pse krahasimin me vitin e shkuar nuk e bëjmë dot por mund të themi për vitin 2024, por në vitin 2025 mund të them se është shqetësues sepse vetëm dy ditët e para të këtij gjysmë vjetori, kemi dy kërkesa për fletëshpërngulje jashtë shtetit, ndërsa në vitin 2024, gjithsej ka pasur tetë fletëshpërngulje të nxënësve për Gjermani Itali e Zvicër. Nëse llogarisim vitin e kaluar dhe këtë javë të parë të 2025 janë dhjetë nxënës. Lirisht mund të themi se kjo është shqetësuese dhe ne i shohim ato pasoja”, tha Jeton Kamberi, drejtor i gjimnazit “Kiril Peçinoviq” Tetovë.
“Në gjitha shkollat fillore 12 sa janë kanë kërkuar fletëshpërngulje 57 nxënës, ndërsa në shkollat e mesme kanë kërkuar 17 nxënës, pra 74 nxënës, krahasuar me vitin e shkuar që kishim një numër prej 130 nxënësve që kërkuan shpërngulje në mes të dy gjysmë vjetoreve shkollore morën fletëshpërngulje dhe u larguan për në vendet perëndimore”, u shpreh Nazmi Dauti. Përgjegjës i Sektorit të Arsimit, Tetovë, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Ndër vite është premtuar parandalimi i largimit të qytetarëve drejt vendeve të Evropës dhe Perëndimit, përmes krijimit të kushteve sidomos për të rinjtë. Në Rajonin e Pollogut, fshatra të tërë kanë mbetur vetëm me të moshuar, si pasojë e migrimit masiv për një jetë më të mirë./Alsat.mk
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













