Shkurt.ch
Hollande në Cyrih dhe në Lozanë në ditën e dytë të vizitës
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Zvicër, presidenti francez François Hollande së bashku me mikpritësen e tij, presidenten zvicerane SImonetta Sommaruga ka vizituar komunën Heddingen në kantonin e Cyrihut. Aty msafiri i lartë është pritur nga drejtori për ekonomi i kantonit të Cyrihut, Ernst Stocker dhe përfaqësuesit e firmës Ernst Schweizer AG.
Më tutje, Hollande ka vizituar edhe një firmë të përpunimit të metaleve, e cila angazhohet në sektorin e energjisë alternative, me ç`rast është informuar në lidhje me procesin e punës.
Ajo që e ka interesuar më shumë mysafirin e lartë nga Franca ka qenë modeli zviceran i arsimit profesional dual. Ai është takuar me nxënësit që ndjekin zanatin dhe është fotografuar me ta.
Kompania Ernst Schweizer punëson 600 punëtorë, në mesin e të cilëve edhe 46 nxënës të zanatit.
Pas Hedingenit, Hollande ka vazhduar vizitën në qytetin e Cyrihut. Së bashku me kryebashkiaken, Corine Mauch ai ka vizituar Shkollën e Lartë të Arteve. Më vonë Hollande dhe Sommaruga me delegacionet kanë vazhduar me tren rrugën për në Lozanë.
Në kryeqytetin e Kantonit Vaud ai është pritur nga kryetari i Qeverisë Pierre-Yves Maillard. Pastaj së bashku i bëhet një vizitë Universitetit Teknik të Lozanës (EPFL).
Vizita e presidentit francez përmbyllet me qëndrimin e tij pasditen e sotme në Lausanne-Ouch.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










