Lajme
Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë
Izraeli liroi të hënën 90 të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si pjesë e armëpushimit midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit. Të liruarit u transportuan me autobus në Ramallah, selia e Autoritetit Palestinez.
Tre pengjet e liruar të dielën nga Hamasi mbërritën në Izrael, në ditën e parë të armëpushimit mes ushtrisë izraelite dhe lëvizjes islamike palestineze në Rripin e Gazës të shkatërruar nga më shumë se 15 muaj luftë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se tre pengjet “kaluan nëpër ferr”.
Mijëra palestinezë të zhvendosur morën rrugën përmes një peizazhi apokaliptik rrënojash për t’u kthyer në shtëpi kur armët ranë në heshtje të dielën në mëngjes. Shumica gjetën vetëm rrënoja. Kamionët e parë me ndihma humanitare hynë në Gaza disa minuta pas fillimit të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, tha të dielën një zyrtar i OKB-së.
Krahu i armatosur i Hamasit paralajmëroi të dielën se zbatimi i armëpushimit do të varet nga “respektimi i zotimeve” të Izraelit në ditën e parë të armëpushimit dhe nga marrëveshja për shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve./RTS
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










