Shkurt.ch
Një shkencëtar i Institutit CERN humb jetën nga orteku i borës
Një grup skitarësh të dielën është zënë nga një ortek në Potes de Tsavolire në regjionin Becs de Bosson. Katër prej tyre i ka marrë me vete orteku ndërsa dy kanë pësuar lëndime më të rënda. Njëri nga personat e pranishëm, i vetmi që i ka shpëtuar ortekut ka arritur t`i lironte nga masa e borës dy shokët e tij ndërsa dy të tjerët janë nxjerrë nga aty vetëm pas alarmimit të njësive të shpëtimit.
Njëri nga këta dy të fundit, një shtetas 49 vjeçar francez ka ndërruar jetë në spitalin kantonal të Valisit si pasojë e lëndimeve. Personi tjetër i lënduar rëndë vazhdon të jetë në rrezik për jetën, në spitalin CHUV të Lozanës.
Siç njofton gazeta “Nouvelliste” e Valisit, grupi i skitarëve që kane pësuar i takonte institutit nga Gjeneva për studime nukleare CERN.
Një zëdhënës i institutit ka thënë se CERN është në gjendje shoku pas këtij aksidenti të rëndë. Ai ka precizuar se klubi i skitarisë i këtij instituti ndërmerr shumë aktivitete të sporteve dimërore me trajnerë të zgedhur dhe me përvojë të skitarisë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












