Shkurt.ch
Ulet në 3.4% papunësia gjatë marsit
Shkalla e papunësisë gjatë muajit mars në Zvicër ka qenë pak më e ulët se në muajin paraprak. Ajo ka rënë 3.4 për qind në krahasim me 3.5 për qind sa ka qenë në shkurt dhe sa është mesatarja e vitit 2014.
Siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi i Zvicrës (Seco) në fund të marsit në Zvicër ishin 145.108 veta të paraqitur si të papunë. Ky numër është për 4813 më i vogël se në muajin shkurt por 2262 më i madh se në marsin e vitit 2014.
Por, ulja e shkallës së papunësisë në fillim të pranverës është diçka e zakonshme, për faktin se hapen punët në ndërtimtari dhe bujqësi, shkruan srf.ch. Po u abstraguan këto, në fakt, sa u takon degëve tjera ekonomike, në Zvicër gjatë marsit duhej të kishte më tepër të papunë se një muaj më parë.
Në statistikat e prezantuara për muajin mars, janë përfshirë për herë të parë edhe shifrat për punën me orar të shkurtë që ka pasur një shpeshtim pas ndryshimit të kursit të frangut në raport me euron, transmeton albinfo.ch. Plot 26% më shumë ndërmarrje zvicerane kanë futur si kategori punën me orar të pjesshëm nga fundi i janarit.
Por, sa i përket muajit janar këto shifra nuk janë sa duhet të besueshme për faktin se Banka Nacionale e kishte përcaktuar kursin e përmendur vetëm në mes të atij muaji. Me shifrat që disponohen megjithatë del se ka pasur një ngritje prej 6.3%të punës me orar të pjesshëm.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










