Kosova
Kosovë: Reduktimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme
Rajone të Kosovës pritet të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike edhe gjatë javës së ardhshme.
Këtë e ka paralajmëruar kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri.
“Sistemi elektroenergjetik është duke u përballur me ngarkesë të jashtëzakonshme si rezultat i zhvillimit ekonomik që ka ndodhur në vitet e fundit, si rezultat i kërkesës për energji gjithnjë në rritje, si rezultat i elektrifikimit të ekonomive tonë të bizneseve e familjeve…Problemi është i përkohshëm, pra vetëm në këtë javë dhe javën tjetër”, tha Zeqiri.
Ministrja Artane Rizvanolli, kërkoi nga KOSTT-i dhe KEDS-i angazhim maksimal për furnizim të rregullt me energji elektrike dhe adresimin e problemeve në rrjetin energjetik.
“Duhet ta keni parasysh që numri i ndërtimeve të reja, numri i konsumatorëve të rinj në Kosovë në vitet e fundit ka qenë tejet i lartë, 60 mijë amvisëri të reja janë kyçur në sistem përgjatë tri viteve të fundit dhe 8500 biznese do të thotë diku 69 mijë konsumatorë të rinj i kemi vetëm përgjatë tri viteve të fundit”, tha ministrja Rizvanolli.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













