Shkurt.ch
Peticion në internet për fushatën “Ushqimi i qëndrueshëm 2020”
Peticioni kombëtar online “Ushqimi i qëndrueshëm 2020” kërkon më shumë transparencë mbi pasojat e konsumit të lartë të mishit. Nisur të martën nga “Sentience politics”, ai dëshiron të nxisë konsumin e ushqimeve bimore.
Në dekadat e fundit kompania jonë ka adoptuar një metodë të të ushqyerit, e cila përshpejton ngrohjen globale, duke rritur nivelin e urisë dhe mungesën e ujit në vendet e tjera, thuhet në deklaratën e lëshuar të martën nga “Sentience politic”.
Kjo metodë e të ushqyerit nuk siguron një furnizim të mjaftueshëm, është e dëmshme për shëndetin dhe në kundërshtim me parimin kushtetues të dinjitetit të kafshës, theksohet nga organizata e krijuar më 2013 nga Fondacioni Zviceran Giordano Bruno (GBS).
Zbritja e konsumit të mishit
Me këtë peticion organizata dëshiron që autoritetet (Konfederata, kantonet dhe komunat) të rekomandojnë zbritjen e konsumit të produkteve të kafshëve dhe të rrisin konsumin e ushqimeve vegjetariane dhe vegane.
Qëllimi është gjithashtu që Konferderata apo kantonet të llogarisin koston ekonomike që shkaktohet “nga konsumi i tepërt i produkteve shtazore”, qoftë në aspektin shëndetësor, mjedisor ose koston lidhur nga varësia me vendet e huaja në fushën bujqësore.
Një iniciativë kantonale me të njëjtat kërkesa është nisur në Basel-Stadt. Të Gjelbrit e rinj si dhe “Sentience politics” kanë nisur gjithashtu një iniciativë në qytetin e Cyrihut për të rritur furnizimin vegjetarian dhe vegan në mensat publike.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










