Lajme
Ka plagosur rëndë shokun e tij, Gjykata Kantonale konfirmon fajësinë e kosovarit
I pyetur nga gjyqtari se pse nuk kishte qëndruar në banesë dhe nuk kishte thirrë policinë, i akuzuari është përgjigjur se "donte të ruante fytyrën"

Një mosmarrëveshje mes kosovarëve katër vite më parë kishte përfunduar me plagë të rënda të shkaktuara me thikë me ç`rast të plagosurit i ishte dashur t`i nënshtrohej një operacioni emergjent. Dorasi ka kërkuar pa sukses lirimin nga akuza, para Gjykatës Kantonale të St. Gallenit.
Mosmarrëveshja mes disa personave kishte nisur në një lokal në St.Gallen, transmeton albinfo.ch. I akuzuari 35-vjeçar, i cili kishte emigruar në Zvicër rreth dhjetë vjet më parë, kishte gjetur një të njohur që e njihte që nga fëmijëria, i cili ishte për vizitë në St.Gallen. Ai nuk ishte identifikuar menjëherë, por vetëm i kishte dërguar një mesazh zanor.
Kjo nuk ishte pritur mirë nga i përmenduri, shkruan tagblatt.ch. Më vonë ai u tha autoriteteve hetuese se në mesazhin në fjalë ai kishte marrë sharje të egra nga i akuzuari në celularin e tij, duke përfshirë ofendime ndaj nënës së tij.
Për të sqaruar çështjen, dy personat kanë dalë jashtë. Mesa duket dikush ka ndërhyrë përpara se një debat fizik të përshkallëzohej më tej. Pak kohë më vonë, i njohuri me të afërmit dhe kolegët me makinë kishte shkuar te shtëpia e të akuzuarit në perëndim të qytetit të St.Gallen. Aty, në parking është përdorur një thikë kuzhine.
Personat në fjalë e kanë kërcënuar dhe ofenduar dhe kështu ai e ka goditur të njohurin, në panik e sipër, ka shpjeguar 35-vjeçari, përcjell albinfo.ch. Kështu, kundërshtari i tij ka pësuar plagë të rënda nga thika. Një pjesë e mushkërisë së tij të lënduar është dashur të hiqej në një operacion urgjent.
Në nëntor të vitit 2021, Gjykata e Qarkut e St.Gallenit e kishte shpallur fajtor të akuzuarin për tentativë vrasje me dashje dhe e kishte dënuar me 5.5 vjet burg. Atij gjithashtu iu shqiptua vendimi për dëbim nga Zvicra, për gjashtë vjet. Ai e ka kundërshtuar këtë vendim dhe me ankesën e tij ka kërkuar lirim të plotë dhe heqje dorë nga dëbimi nga vendi.
Në seancën e apelit, i dëmtuari ka theksuar se nuk mund të shpjegonte pse shoku i tij ishte zemëruar kaq shumë. Mesazhi i tij me tekst përmbante në fakt ofendime, por ato duhej të kuptoheshin si shaka. Kështu bëjnë njerëzit nga rrethi i tij kulturor, mes kolegëve dhe pa pasur ndonjë qëllim të keq.
Kur shokët e tij kishin shkruar para shtëpisë së të akuzuarit, ata kishin shqiptuar fyerje të egra dhe kërcënime me vdekje. I akuzuari tani thotë se nuk donte ta lëndonte shokun, përcjell albinfo.ch. Plaga me thikë u shkaktua nga një reagim mbrojtës kur të ardhurit e sulmuan atë. I pyetur vazhdimisht nga kryetari i trupit gjykues se pse nuk kishte qëndruar në banesë dhe nuk kishte thirrë policinë, i akuzuari gjithmonë është përgjigjur se “donte të ruante fytyrën”.
Avokati i të akuzuarit ka kërkuar rikonstruksionin e krimit për të sqaruar se çfarë ka ndodhur realisht në parking. Deri më sot nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Në fund të fundit, klienti i tij është përballur me katër burra që e kërcënonin. Ai që në fillim ka thënë se ishte në panik sepse e kërcënonin me vdekje.
Prokurori publik arsyetoi rrëzimin e ankesës dhe refuzimin e kërkesës për rindërtim të veprës penale. Ai kishte deklaruar tashmë në seancën e gjykatës më të ulët se edhe pas deklaratave të të gjithë të përfshirëve, motivi i vërtetë i mosmarrëveshjes mbeti i paqartë.
Gjykata Kantonale e St.Gallen nuk iu përgjigj kërkesës së mbrojtjes. Ajo hodhi poshtë ankesën dhe në këtë mënyrë mbrojti vendimin e gjykatës më të ulët.
Shpenzimet e procesit të ankimimit arrijnë në rreth 15,000 franga. Ato janë në kurriz të të akuzuarit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj