Kuriozitete
Bitcoin-i shënoi rekordin e ri historik pas deklaratës së Trumpit
Bitcoini ka arritur një rekord të ri këtë të hënë, duke kaluar vlerën 106,000 dollarë në tregjet aziatike. Rritja e kriptovalutës për këtë vit është 192%, ku vetëm pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Bitcoin u rrit me 50%.
Donald Trump, i cili dikur e quajti kriptomonedhën një mashtrim, e ka përqafuar teknologjinë e aseteve dixhitale gjatë fushatës së tij. Ai premtoi se do ta shndërronte SHBA-në në “kryeqytetin e kriptove të planetit” dhe sugjeroi krijimin e një rezerve strategjike të Bitcoin, të ngjashme me rezervën strategjike të naftës.
Në një deklaratë për CNBC-në javën e kaluar, Trump tha:
“Ne do të bëjmë diçka të mrekullueshme me kripto-n, sepse nuk duam që Kina apo ndonjë tjetër të na e kalojë. Ne duam të jemi në krye”.
Presidenti i zgjedhur ka emëruar gjithashtu David Sacks, ish-ekzekutiv i PayPal dhe mik i ngushtë i Elon Muskut, si përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë për inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat.
Remove Body Fat By Liposuction In Mexico (See Prices)
Liposuction I Search Ads
by Taboola
Gjatë këtij kulmi historik, Bitcoini, kriptomonedha më e madhe dhe më e njohur në botë, arriti një vlerë maksimale prej 106,533 dollarësh. Ndërkohë, Eteri, kriptomonedha e dytë më e madhe, shënoi një rritje prej 1.5%.
Analisti i platformës tregtare IG, Tony Sycamore, tha për këtë zhvillim:
“Ne jemi në territorin e qiellit blu këtu. Shifra tjetër që tregu do të synojë është 110,000 dollarë”.
Rritja e Bitcoinit vjen mes pritshmërive për politika më miqësore rregullatore në SHBA nën administratën e re të Donald Trumpit dhe një mbështetjeje të shtuar për asetet dixhitale në nivel global.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










