Lajme
Austria nis dëbimin dhe riatdhesimin e refugjatëve sirianë
Qeveria në Austri ka deklaruar të martën se ka nisur përgatitjet për programin e dëbimit dhe riatdhesimit të shtetasve sirianë që jetojnë në vend.
Vendimi pason atë të një dite më parë për pezullimin e aplikimeve për azil nga refugjatët sirianë dhe vjen pasi miliona sirianë mund të kthehen në vendlindje pas rënies së regjimit të Bashar al Assad.
Ministria e Brendshme deklaroi se shqyrtimi i statusit të rreth 40 mijë sirianëve të cilëve u është mundësuar qëndrimi në 5 vitet e fundit ka nisur, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
“Ajo që po përgatitet tani është trajtimi me prioritet i rasteve. Në fokus do të jenë ata individë që janë bërë kriminelë, që nuk duan t’i përshtaten vlerave kulturore në Austri, apo ata që nuk duan të punojnë dhe jetojnë përmes përfitimeve sociale. Këta do të jenë pa asnjë dyshim prioriteti i këtij programi”, deklaroi Gerhard Karner, ministër i Brendshëm i Austrisë.
Të hënën, disa dhjetëra mijëra sirianë mbushën rrugët e Vjenës për të festuar rënien e Assad. Shumë prej tyre valëvitnin flamurin sirian dhe shprehnin gëzim.
Rreth 95 mijë sirianë jetojnë në Austri, shumica e të cilëve mbërritën gjatë krizës së viteve 2015-2016.
Nisja e konfliktit në vitin 2011, e nxitur nga pakënaqësia popullore dhe nisma pro-demokracisë, Pranvera Arabe, detyroi rreth 14 milionë sirianë të linin vendin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht








