Kosova
Sulmi në Ibër-Lepenc, KFOR-i shton masat e sigurisë për të mbrojtur infrastrukturën kritike
KFOR-i ka njoftuar se ka shtuar masat e sigurisë, pas sulmit në kanalin e ujit në Ibër Lepencit ku u rrezikua infrastruktura kritike e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, në faqen zyrtare të KFOR-it, bëhet e ditur se Komanda Rajonale Lindje mbetet e gatshme për të ofruar mbështetje sigurie, logjistike dhe inxhinierike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
“Pas sulmit në kanalin e ujit në Zubin Potok, Kosovë, misioni i KFOR-it i ka shtuar masat e sigurisë për të mbrojtur infrastrukturën kritike. Komanda Rajonale Lindje (RC-E) mbetet e gatshme për të ofruar mbështetje sigurie, logjistike dhe inxhinierike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Pamjet e publikuara nga KFOR-i: https://www.facebook.com/NATOKFOR/videos/1059761325903046
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











