Shkurt.ch
20 ankesa drejtuar transmetuesit publik
Instancës së Pavarur të Ankesave (UBI) lidhur me Radiotelevizionin Publik të Zvicrës i kanë arritur gjatë vitit 2014 20 ankesa të reja. Ashtu sikurse edhe një vit më parë, këto ankesa kishin të bënin ekskluzivisht me emisionet e transmetuesit publik, SRG.
Sipas komunikatës së UBI-t, në nëntë raste ankesat kanë pasur të bëjnë me emisionet e televizionit SRF në gjuhën gjermane. Katër ankesa janë drejtuar kundër emisioneve të radios SRF. Radiotelevizioni zviceran në gjuhen frënge (RTS) ka qenë objekt i pesë ankesave ndërsa ndaj televizionit në gjuhën italiane (Kantoni Ticino) është ushtruar vetëm një ankesë.
UBI, ashtu sikundër një vit më parë, edhe në vitin 2014 ka miratuar gjithsej dy nga ky numër ankesash. Në një rast bëhet fjalë për një emision të radio SRF që trajtonte tërheqje e koncernit të naftës Weatheford. SVP me atë rast kishte ushtruar ankesë pasi që kjo tërheqje ishte vënë në lidhje me iniciativën kundër migracionit masiv.
Rasti i dytë i ankesës së miratuar kishte të bënte me një emision të RTS në lidhje me konfliktin në Siri. Në të dyja rastet UBI ka konstatuar shkelje. Me rastin e 30 vjetorit të ekzistimit UBI ka publikuar një doracak të titulluar “Ndërmjet lirisë mediale dhe mbrojtjes së publikut”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










