Lajme
Gjermania i dërgon 4 mijë dronë në Ukrainë
Gjermania ka financuar “një dërgesë të fshehtë” prej 4 mijë dronëve në Ukrainë. Vendi kishte porositur dronë me inteligjencë artificiale në shtator nga kompania Helsing, të cilët janë paguar përmes një fondi të qeverisë gjermane.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka konfirmuar dërgesën, duke theksuar se është i lumtur se kjo po ndodh, kur kërkesat janë rritur dukshëm, shkruan Bild.
Dronët, të cilët njihen si “mini Taurus”, kanë marrë emrin e raketave më rreze të gjatë veprimi që kancelari gjerman Olaf Scholz ka refuzuar të sigurojë për Ukrainën, pavarësisht presioneve të mëdha për ta bërë një gjë të tillë, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, Gjermania është donatori i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, por qëndrimi për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi ka mbetur i pandryshuar te kancelari gjerman.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










