Uncategorized
Optimizëm në kampin dardan për ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Lituanisë
Pas përfundimit të seancës, lojtarët Ilir Krasniqi dhe Zymer Bytyqi ndanë optimizmin e tyre për ndeshjen ndaj Rumanisë
Kosova ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Rumaninë dhe Lituaninë.
Atmosfera brenda ekipit është e shkëlqyer, me një përkushtim të lartë të lojtarëve për t’u përgatitur maksimalisht për këto duele shumë të rëndësishme, njofton FFK, transmeton albinfo.ch.
Gjatë seancës së sotme, përzgjedhësi Franco Foda është fokusuar te aspekti taktik, duke përshtatur strategjitë për përballjen kundër Rumanisë dhe duke i kushtuar vëmendje detajeve që mund të bëjnë diferencën në fushë.
Në këtë stërvitje munguan kapiteni Amir Rrahmani, i cili po bëri seancë rigjenerimi në hotel dhe Mërgim Vojvoda, i cili për shkak të një shqetësimi të vogël në shpinë nga stafi u vendos të pushojë. Ndërkohë, Leard Sadriu ka vazhduar stërvitjet e diferencuara për shkak të lëndimit të gishtit të dorës, të pësuar në ndeshjen e fundit me klubin e tij.
Pas përfundimit të seancës, lojtarët Ilir Krasniqi dhe Zymer Bytyqi ndanë optimizmin e tyre për ndeshjen ndaj Rumanisë. Krasniqi theksoi se grupi është plotësisht i motivuar për të dhënë maksimumin, ndërsa Bytyqi u shpreh se atmosfera dhe bashkëpunimi brenda ekipit janë të shkëlqyera dhe se të gjithë janë të fokusuar për të arritur një rezultat pozitiv.
Stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës do të zhvillohet nesër në orën 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












