Shkurt.ch
Shqiptari vret me thikë shqiptarin
burime të albinfo.ch bëjnë të ditur se problemet që kanë pasur në mes vete djemtë e të vrarit dhe vrasësit kanë shkaktuar zënkën e cila është përshkallëzuar me vrasje
Të dielën ka ndodhur një vrasje e rëndë në mes shqiptarësh. Në Heiden, kantoni i Appenzell Ausserrhoden, shqiptari nga Kosova I. D. ka therur me thikë shqiptari nga Presheva, Xh. I (emrat e plotë të të dyve të njohur për redaksinë). Pas kësaj, vrasësi është paraqitur vetë në polici.
Mediet e këtushme kanë shkruar për një vrasje në mes të një kosovari dhe të një serbi, duke iu referuar shtetësisë serbe të viktimës, preshevarit.
Ngjarja e dhunshme ka ndodhur pas një konflikti në mes të dy grupeve. Rreth orës 18.20 situata është përshkallëzuar në aërsi të një objekti shkollor. Kosovari 52 vjeçar ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar preshevarin 49 vjeçar. Plagët e shkaktuara me thikë kanë qenë fatale për viktimëm i cili ka vdekur në spital. Policia konsideron se shkas i fillimit të zënkës ka qenë një ndeshje futbolli që ishte zhvilluar pak më parë.
Ndërkaq, burime të albinfo.ch bëjnë të ditur se problemet që kanë pasur në mes vete djemtë e të vrarit dhe vrasësit kanë shkaktuar zënkën e cila është përshkallëzuar me vrasje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













