Kosova
FMN: Në Kosovë është ulur inflacioni, por ka ngecur rimëkëmbja ekonomike
Zëvendësshefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Sebastian Weber, ka thënë se në Kosovë këtë vit është ulur inflacioni, por ka konstatuar se rimëkëmbja ka ngecur pas goditjes që i ka dhënë ekonomisë agresioni rus në Ukrainë. E zëvendësguvernatori i BQK-së, Dardan Fusha, tha se këtë vit Kosova ka shënuar ulje të borxhit publik.
Për dy për qind është ulur inflacioni në Kosovë këtë vit, ka thënë zëvendësshefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Sebastian Weber, në tryezën e organizuar të martën në Prishtinë për Perspektivën Ekonomike Rajonale të FMN-së për Evropën.
Ai ka folur për pasojat që ka lënë edhe në ekonominë e Kosovës agresioni rus në Ukrainë, dhe ka konstatuar se rimëkëmbja ka ngecur.
“Rimëkëmbja nuk është akoma sa duhet e madhe. Pra kemi një vit që është plot me zgjedhje në tërë globin. E shohim që Kosova është duke u rritur në shpejtësi, edhe pse konvergjenca nuk ka qenë e shpejtë në të kaluarën. Ka një mbyllje të hendekut, por kjo mund të dyfishohet sikur Kosova do t’i bashkohej BE-së. Rimëkëmbja në tërësi ka ngecur dhe ka hendek”, ka thënë Weber.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se gjetjet e FMN-së janë të qëndrueshme.
“Ne dakordohemi me këto gjetje. Ky themel solid është kritik duke mbajtur një sektor mirë të rregulluar. Fokusi ynë është lehtësimi në qasjen financiare. Për më tepër, BQK-ja e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, është duke ndërmarrë reforma dhe duke përmirësuar strukturën financiare”, ka deklaruar Ismaili.
E zëvendësguvernatori i BQK-së, Dardan Fusha, ka thënë se këtë vit Kosova ka shënuar ulje të borxhit publik. Ai e ka vënë theksin edhe te rritja e numrit të kredive bankare.
“Ndonëse kemi pasur sfida në sistemin financiar bankar, kemi parë që këtë vit kreditimi ka shënuar rritje në 13 për qind. Kjo ka mbështetur zhvillim ekonomik. Jemi duke drejtuar mbikëqyrjen financiare. Për herë të parë jemi duke aplikuar tamponët kundër ciklit bankar”, është shprehur Fusha.
Sipas dokumentit analitik të FMN-së, i cili është prezantuar në tryezë, këtë vit nuk pritet të ketë ngritje të çmimeve të energjisë.
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë












