Shkurt.ch
Kapen 12 refugjatë të ngujuar në autofrigorifer
Edhe pse të gjithë ishin të ftohur dhe kishin vuajtur shumë, ata e kishin përballuar relativisht mirë ftohjen dhe pa pasoja të rënda
Policia gjermane gjatë punës në kufirin me Holandën ka hasur të premten në një rast jo të zakonshëm: në një makinë për transport mallrash të ngrira (autofrigorifer) , ajo ka gjetur dymbëdhjetë refugjatë, të cilët i ka liruar duke i shpëtuar nga ngrirja.
Ka qenë vetë shoferi i autofrigoriferit i cili ka alarmuar policinë, pasi që, siç ka deklaruar, kishte dëgjuar trokitje nga pjesa e mbrapme e makinës. Kur policët e kanë hapur derën e autofrigoriferit, në mes të paletave me shishe pijesh kanë gjetur njëmbëdhjetë persona të rritur dhe një fëmijë. Ata ishin refugjatë nga vende si Vjetnami, Kuvajti, Iraku dhe Irani.
Edhe pse të gjithë ishin të ftohur dhe kishin vuajtur shumë, ata e kishin përballuar relativisht mirë ftohjen dhe pa pasoja të rënda, ka thënë një zëdhënës policie.
Ndërkaq, se prej nga kishin hipur në atë makinë dhe në ç`mënyrë, mbetet e paqartë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027













