Kosova
Vonesa në dërgimin e dokumenteve të mërgimtarëve, MPJD ndërpret kontratën me operatorin
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ndërprerë kontratën me operatorin kontraktues pasi ky i fundit s’ka arritur që të realizojë dërgesat diplomatike jashtë vendit sipas afateve të përcaktuara.
Nga MPJD-ja kanë njoftuar se operatori ekonomik për ofrimin e Shërbimeve Postare Diplomatike ka shkaktuar vonesa të papranueshme në dërgimin e dokumenteve.
“Ju informojmë se operatori ekonomik për ofrimin e Shërbimeve Postare Diplomatike, i cili ishte përzgjedhur me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit në muajin qershor të këtij viti, ka shkaktuar vonesa të papranueshme në dërgimin e dokumenteve”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Telegrafin.
Si pasojë e këtyre vonesave MPJD thotë se ka ndërmarrë masa të menjëhershme dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi për t’i dhënë fund kësaj kontrate, “duke mos lejuar abuzimin me detyrimet ndaj qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thotë se nuk bëhet fjalë për humbje dokumentesh, por për vonesa në mbërritjen e tyre në destinacionet e caktuara,, transmeton albinfo.ch.
“MPJD siguron qytetarët e Kosovës se pajisja me dokumente do të përshpejtohet dhe se asnjë tolerim nuk do të ketë për operatorët që cenojnë cilësinë dhe ritmin e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë”, thuhet tutje në njoftim.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













