Shkurt.ch
Mjekët e huaj, detyrimisht duhet të njohin gjuhën e vendit
Mjekët që vijnë nga jashtë dhe duan të ushtrojnë profesionin e tyre në Zvicër duhet detyrimisht të kenë njohje të mjaftueshme të njërës nga gjuhët e vendit. Ky është vendimi më i ri që ka marrë sot Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës duke ndjekur pjesërisht qëndrimin që më parë ka marrë Dhoma e Kantoneve e këtij parlamenti.
Ndërkaq d dhomat e përmendura vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme nëse spitalet dhe punëdhënësit tjerë të mjekëve mund të ndëshkohen me gjoba në rast se kanë punësuar ndonjë mjek me mangësi në njohjen e gjuhës së vendit. Këtë kontest duhet ta zgjidhë konferenca e unifikimit, e përbërë nga përfaqësues të të dyja dhomave.
Një rishikim që është duke iu bërë ligjit mbi profesionet mjekësore synon të përforcojë përkujdesjen bazike mjekësore dhe mjekësinë familjare.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












