Integrimi
Lirohen 11 kosovarë, mbaheshin me dhunë nga trafikantët
Për shërbimin e tyre ata kërkonin më shumë para se sa që ishin marrë vesh më parë. Bëhet fjalë për një shumë katërshifrore
“Ka qenë rreth orës 3 të natës kur në dhomë papritur hë policët e armatosur”, kujton Armenti 23 vjeçar. Shoku i tij, Samiu 3 vjeç dhe tre meshkuj tjerë po flinin në katin përdhes të shtëpisë por nuk mund të dinin se çfarë po ndodhte në katin e parë. Policët hynë nga dy dyer për të shpëtuar familjen nga kthetrat e trafikantëve.
Aksioni pati sukses pasi që personat e dyshuar u arrestuan ndërsa familja kosovare dhe banorët tjerë (nga Algjeria dhe Maroku) u dërguan në qendra të tjera të strehimit, tregon Armenti.
Kishte qenë rreth orës 20.30 kur një i afërm nga Zvicra i familjes kosovare i kishte telefonuar policisë duke i treguar se pesë të rritur dhe gjashtë fëmijë po mbaheshin me dhunë nga te meshkuj. Policia filloi hetimet dhe pas informacioneve të para kuptoi se tre trafikantët kishin hyrë së bashku me viktimat e tyre ilegalisht në Gjermani.
Ata, për shërbimin e tyre po kërkonin nga familja më shumë para se sa që ishin marrë vesh më parë. Bëhej fjalë për një shumë katërshifrore që duhej t`ua paguante familja e përmendur.
Më tutje policia ka kryer aksionin nga i cili nuk ka mbetur asnjë i lënduar. Tre trafikantët e dhunshëm e kanë kaluar natën në polici. Prokuroria shtetërore po i heton ata për privim nga liria dhe për shkelje të ligjit për të huajt.
11 kosovarët janë paraqitur për azil në Hessen.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











