Kosova
Policia e Kosovës arreston një shtetas sirian për një vrasje të vitit 2022 në Prishtinë
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për një vrasje të kryer në 2022-n.
Autoritetet operativo-hetimore në Prizren kanë identifikuar të dyshuarin M.A, shtetas sirian që dyshohet se më 18 qershor të 2022-s kishte vrarë 31-vjeçarin, J.H., shtetas irakian, në fshatin Vërmicë.
Arrestimi fillimisht u bë në Pejë dhe më pas i njëjti është shoqëruar për në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren.
“I njëjti sot me date 15.10.2024, rreth orës 09:30, në Rajonin e Pejës është arrestuar nga Hetuesit dhe është shoqëruar për në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren për procedura të mëtejme hetimore. I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit është intervistuar dhe është mbrojtur në heshtje. Të gjitha veprimet janë ndërmarr ne koordinim me prokurorin e shtetit, i cili dhe ka lëshuar Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











