Kosova
Presidentja kërkon seancë të jashtëzakonshme
Presidentja Vjosa Osmani i ka thirrur në takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, pas shqetësimit sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së.
Ajo ka kërkuar raport të detajuar nga komandanti i FSK-së, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media në Zyrën e Presidentes.
“Presidentja Osmani ka përcjellë me shqetësim situatën e krijuar ditëve të fundit sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ndaj menjëherë ka kërkuar raport të detajuar nga komandanti i FSK-së. Po ashtu i ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, por edhe Ministrin e Mbrojtjes z.Maqedonci”, i ka thënë Kupina KOHËS.
Osmani në dhjetor të vitit të kaluar pati premtuar program shtetëror të bazuar në shtatë shtylla kyçe për përmirësimin e kushteve të punës dhe jetës së ushtarëve. Mirëpo, Kupina ka theksuar se ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament.
Programi 7-pikësh i Osmanit për FSK-në:
1. Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri.
2. Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit.
3. Pagesa e mëditjeve për pjestarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj).
4. Sigurimi shëndetesor.
5. Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe tercial mjekësor.
6. Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare.
7. Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre.
8. Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët.
Ndërkohë, deputetët opozitarë kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për seancë të jashtëzakonshme për të hënën në Kuvend për të diskutuar çështjen e ushqimit të ushtarëve.
Çështja e ushqimit në FSK për javët e fundit është diskutuar në rrjete sociale, ku janë shpërndarë foto të ushqimit të dobët. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka pranuar se po përballen me probleme të furnizimit me ushqim. Kjo, sipas tij, ka ndodhur për shkak se për 10 vjetët e fundit janë nënshkruar kontrata ekstrem emergjente për ushqimin dhe se për këtë çështje është dashur zgjidhje afatgjate.
“Normalisht ne jemi në një situatë pak më të vështirë këtë periudhë për shkak të stagnimit të kësaj çështjeje të kontratës dhe tranzicionit të shërbimit të ushqimit me kapacitete vetanake, duke shfrytëzuar furnizimin me autoritetin qendror të prokurimit. Arsyet që kanë ardhur deri këtu janë kryesisht për shkak të tejzgjatjes në aspektin e viteve të problemit të furnizimit të qëndrueshëm të FSK-së. Prej vitit 2015 deri në vitin 2024 për dhjetë herë radhazi janë nënshkruar kontrata ekstrem emergjente për çështjen e ushqimit. Kjo ka bërë që ne të vlerësojmë që duhet të shikojmë dhe analizojmë këtë aspekt dhe kemi ardhur në përfundim se ne duhet të bëjmë një zgjidhje afatgjate për çështjen e ushqimit”, pati thënë ministri Maqedonci ditë më parë.
Por, Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate në Facebook ka thënë se të gjitha kazermat e FSK-së “janë funksionale dhe po shërbehet llojllojshmëri shujtash”. Në reagimin e saj thuhet se problemi i vetëm është te mungesa e stafit teknik.
“E vërteta është se nuk ka mungesë të ushqimit dhe as të cilësisë, pasi të njëjtat produkte bazë përdoren në çdo objekt amvisërie në Kosovë, e vetmja gjë me të cilën po përballemi është mungesa në numër e stafit teknik, pasi kuzhinierët veçse i kemi angazhuar në këtë periudhë si rezultat i marrëveshjes me Qendrën Studentore si dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës”, ka thënë ministria.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, edhe problemi me stafin teknik do të zgjidhet sapo të mbyllet konkursi për pranimin e stafit profesional vetanak, “konkurs ky që është hapur dhe çdo procedurë do të përfundoj në afat prej 45 ditësh”.
“Ushtarakët nuk do të mbesin pa ushqim, këtë ua garantojmë pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet më tej në komunikatë.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












