Lajme
Uta Ibrahimi, edhe me një sukses tjetër historik
Vitin e kaluar, e gjithë bota u tund nga vdekjet tragjike në këtë maje, ku katër vajza brenda ekipit me të cilin alpinistja jonë ishte nisur, ndërruan jetë nga ortekët e avalanshet.
Tre muaj më parë, Uta u nis përsëri drejt Kinës me synimin për të ngjitur majën Shisha Pangma. Megjithatë, ekspertët konstatuan se rreziqet ishin të shumta, duke e bërë të pamundur nisjen e ekspeditës, përcjell albinfo.ch.
Pa humbur kohë, Uta vendosi të vazhdojë përpara dhe sfidoi majën Gasherbrum 2, duke e ngjitur me sukses këtë majë të lartë.
Ndërsa më 9 tetor 2024 Uta Ibrahimi arriti një tjetër moment historik në karrierën e saj të alpinizmit, duke ngjitur me sukses majën Shisha Pangma, një ndër majat më të vështira dhe të rrezikshme të Himalajave. Pas dy tentativave të mëparshme, Uta me këmbëngulje dhe përkushtim triumfoi, duke shtuar një tjetër arritje të jashtëzakonshme në listën e saj të sukseseve. Kjo ngjitje u bë në kuadër të një ekspedite ndërkombëtare të organizuar nga Seven Summit Treks (SST), ku morën pjesë 29 alpinistë dhe Sherpa nga vende të ndryshme të botës.
Sipas raportimeve të SST, të gjithë pjesëtarët e ekipit arritën majën e Shisha Pangma me sukses në orën 6:00 të mëngjesit, me kohën lokale. Kjo arritje përbën një moment të rëndësishëm për 12 nga alpinistët që përfunduan sfidën e ngjitjes së 14 majave më të larta të botës, duke u bashkuar në klubin ekskluziv të 8000-metërsheve.
Një sfidë të cilën Uta pritet ta arrijë vitin tjetër, duke u bërë e vetmja në Ballkan që ka arritur këtë sukses në Alpinizëm. Ky sukses i afrohet Uta Ibrahimit përfundimit të një misioni të jashtëzakonshëm, duke mbetur vetëm edhe një majë për të përmbushur qëllimin e saj të ngjitjes së të gjitha 14 majave më të larta të Himalajave.
Duke u bërë një nga gratë e pakta në botë që arrin këtë, Uta forcon pozicionin e saj si një nga alpinistet më të shquara ndërkombëtarisht dhe një frymëzim për shumë të rinj e të reja që ndjekin rrugën e saj drejt lartësive. Maja Shisha Pangma, me lartësinë e saj prej 8,027 metrash, është e njohur për kushtet sfiduese dhe rreziqet e mëdha që paraqet për alpinistët. Uta, përmes guximit dhe përkushtimit të saj të pandërprerë, dëshmoi edhe një herë se asgjë nuk është e pamundur kur ndjek një qëllim me përkushtim dhe vendosmëri.
“Jemi jashtëzakonisht krenarë për arritjet e ekipit tonë dhe presim shumë ekspedita të tjera të suksesshme në të ardhmen”, deklaroi SST.
“Seven Summit Treks është i nderuar të ketë një ekip kaq të jashtëzakonshëm”.
Ndërkohë që e gjithë bota e alpinizmit ndjek me interes këtë rrugëtim, Uta mbetet një simbol i fuqisë dhe qëndrueshmërisë, jo vetëm për gratë, por për të gjithë ata që guxojnë të ëndërrojnë lart.
E-Diaspora
-
Zvicër
250 shtetas nga Kosova dhe Shqipëria u dënuan me dëbim nga Zvicra në vitin 2025 Të dhënat zyrtare tregojnë se 200 shtetas shqiptarë dhe 50 shtetas kosovarë u dënuan me masën... -
Olsi Çala fiton çmimin e Salzburgut për zhvillimin e skenarit filmik -
Pesëmbëdhjetë vjet. Dhe tani, vazhdimi -
15 vjet albinfo.ch – kemi ecur bashkë me komunitetin shqiptar në Zvicër dhe gjetiu -
Rame Lahaj drejt koncertit në Cyrih, shiten 80 për qind e biletave
Jeta në Austri
-
Olsi Çala fiton çmimin e Salzburgut për zhvillimin e skenarit filmik Skenaristi dhe gazetari me origjinë nga Shqipëria u vlerësua për projektin “Do Stars Also Have Wishes?”,... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan












