Shkurt.ch
Auns, iniciativë kundër kufijve të hapur
Organizata “Aksioni për një Zvicër të pavarur dhe Neutrale (AUNS) e njohur për orientimin e saj konservativ të djathtë, ka ndërmend të nisë një iniciativë të re. Fjala është për iniciativën e cila kërkon që Zvicra sërish të ketë kontrollin e vet mbi kufijtë gjegjësisht për daljen e Zvicrës nga Marrëveshja e Shengenit. Në rast se qytetarët zviceranë votojnë pro kësaj iniciative atëherë Zvicra duhet të ndërpresë pjesëmarrjen e saj në Schengen, shkruan sonntagsblick.
Kryetari i Auns, njëherësh deputet nacional i SVP-së nga St. Galleni, Lukas Reimann ka konfirmuar se po punohet në drejtim të një iniciative të tillë. “Kufijtë e haur, viteve të fundit na kanë sjellë probleme të mëdha”, thotë ai duke vërtetuar se parapërgatitjet janë para përfundimit.
Kritikave se këtë po e bën për qëllime elektorale pasi qe në tetor të këtij viti do të mbahen zgjedhjet nacionale, Reimann u është përgjigjur me mohim: “Jo, ne kemi menduar fillimisht që ta lëmë këtë iniciativë për kohën as zgjedhjeve, por problemet me kufijtë janë bërë aq emergjente sa që është dashur të shpejtojmë”, ka thënë ai.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












