Shqipëria
Familjet shqiptare harxhuan 117 milionë euro për bileta avioni
Ka një prirje të ndryshimit të stilit të jetesës, ku argëtimi dhe udhëtimet po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në shpenzimet e familjeve shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të INSTAT, që referohen në treguesit e fundit të “Burimeve dhe përdorimeve” në ekonomi, familjet shqiptare kanë shpenzuar për shërbimet e transportit ajror (bileta avioni) rreth 11,7 miliardë lekë (117 mln euro) në vitin 2023. Në vitin 2022, konsumi i familjeve shqiptare për shërbimet ajrore ishin 7,5 miliardë.
Në 2023, shpenzimet e familjeve për shërbimet e transportit ajror shënuan rritje vjetore me 55.7%. Burimet nga Tirana International Airport pohojnë se fluksi i udhëtimeve në aeroportin “Nënë Tereza” është rritur ndjeshëm nga viti në vit. Në vitin 2023, aeroporti i vetëm në vend shënoi rreth 7,3 milionë pasagjerë, me rritje 39% në krahasim me vitin 2022.
Ndërsa nga janari deri më 21 shtator 2024 janë tejkaluar 8 milionë pasagjerë, duke sinjalizuar se rritja e fluksit të udhëtimeve do të jetë edhe më e lartë këtë vit. Të dhënat tregojnë se një pjesë e madhe e fluksit të lëvizjeve po vjen edhe nga udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit.
Biletat e lira dhe rritja e shërbimeve “low cost” po bëjnë që gjithnjë e më shumë shqiptarë të kalojnë fundjavat jashtë vendit. Shërbimet e transportit u renditën në katër grupet me rritjen më të madhe të shpenzimeve të familjeve për vitin 2023.
Kompanitë e fluturimeve ajrore vitet e fundit kanë shtuar destinacionet me kosto të përballueshme për familjet shqiptare. Teksa Shqipëria po shtrenjtohet nga flukset e larta të turistëve të huaj, shumë shqiptarë preferojnë të udhëtojnë.
Shpenzimet për bileta të avioni zunë 0,75% të konsumit final të familjeve shqiptare me 2023, nga 0.5% që ishte pesha e këtij zëri në vitin 2022. Pas pandemisë udhëtimet dhe shërbimet e lidhura me to kanë pësuar rritje të shpejtë.
Pandemia Covid -19 çoi botën në masa ekstreme të bllokimit të lëvizjeve. Me heqjen e kufizimeve, u rikthye një oreks i ri për udhëtime në gjithë globin. Të dhënat tregojnë se edhe shqiptarët janë në këtë trend, ku udhëtimet dhe sidomos ato me avion po bëhen pjesë integrale e buxheteve të familjeve.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









