Shkurt.ch
Swatch del me një orë që bën pagesat
Hayek është shprehur optimist lidhur me vitin afarist 2015, përkundër frangut të forcuar dhe faktit se koncerni i tij varet nga eksporti
Koncerni zviceran i orëve „Swatch“ do të nxjerrë në treg një orë dore me të cilën pronari i saj mund të bëjë edhe pagesën për blerjet në qendra tregtare. Por, për ta jetësuar këtë synim, Swatch-it i duhet bashkëpunim njërën nga bankat zvicerane dhe me një ndërmarrje që prodhon kredit-kartela, ka thënë sot shefi i koncernit, Nick Hayek, në një konferencë shtypi të mbajtur sot.
Ai me këtë rast ka shfaqur shpresën e tij se një orë e tillë do t`i hapë tregje të reja koncernit me seli në Biel/Bienne.
Hayek është shprehur optimist lidhur me vitin afarist 2015, përkundër frangut të forcuar dhe faktit se koncerni i tij varet nga eksporti. Ai pret edhe për këtë vit një rezultat të shkëlqyer afarist, sikur sa i përket qarkullimit ashtu dhe fitimit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











