Kosova
Bastisja në Leposaviq, sekuestrohen afro 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë e 10 mijë euro
Së fundmi, Policia e Kosovës ka njoftuar se pas bastisjeve që ka kryer në një bankë dhe në degën e Thesarit të Serbisë në Leposaviq janë sekuestruar miliona dinarë e dhjetëra mijëra dollarë e euro, përcjell albinfo.ch.
“Lidhur me rastin, më 12.09.2024 njësitet policore kanë kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serbë, 57,626.00-dollarë amerikanë, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Në rastin që është cilësuar si “shpëlarje e parasë dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”, po ashtu thuhet se janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që theksohet se dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve.
“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në raport.
Policia e Kosovës ka bastisur Bankën Popullore të Serbisë dhe degën e Drejtorisë së Thesarit të Serbisë në Leposaviq.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se aksioni është zhvilluar me urdhër të gjykatës në Mitrovicë të Veriut.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













