Shqipëria
Kjo kompani e fluturimeve do të ndërpresë linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë
Linja ajrore me kosto të ulët Wizzair nuk do të fluturojë më për në aeroportin e Këlnit/Bonnit në Gjermani. Sipas “Aerotelegraph”, të gjitha lidhjet për në Shkup dhe Tiranë do të ndërpriten me ardhjen e orarit të ri dimëror për 2024/2025.
Avionët e linjës ajrore hungareze tashmë fluturojnë drejt Shkupit dhe Tiranës dhe që nga nëntori nuk mund të rezervohen më fluturime në faqen e internetit të kësaj kompanie. Kjo shënon fundin e bashkëpunimit mes aeroportit të këtij qyteti gjerman dhe linjës ajrore, pas 10 vjetësh të funksionimit.
Edhe pse kompania nuk ka dalë ende me një koment, portalet si arsye të këtij vendimi përmendin kostot e larta. Sipas raportimeve, Ryanair është ankuar edhe për kostot e larta në këtë aeroport gjerman.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










