Shkurt.ch
Debakël i Iniciativës “Energji në vend të TVSH”, 92% kundër!
Në disa komuna të Kantonit Valis kundër saj kanë qenë madje plot 100 për qind të njerëzve që kanë votuar
Iniciativa “Energji në vend të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar” ka pësuar një fiasko të vërtetë. Me rreth 92% kundër, ajo llogaritet të jetë iniciativa me më së shumti kundërshtarë e lancuar ndonjëherë në Zvicër.
Kjo iniciativë ishte hedhur në votim nga partia GLP (Të Gjelbrit Liberalë) dhe është iniciativa e parë e kësaj partie deri tash. Ajo kërkon që të hiqet tatimi mbi vlerën e shtuar nga të gjitha mallrat dhe në këmbim me këtë, të vihen taksa mbi naftën, gazin, thëngjillin dhe uranin.
Sipas iniciuesve, për kalimin në shfrytëzimin e energjisë së ripërtërishme dhe ekologjike nevojitet një reformë tatimore ekologjike. Edhe pse të gjitha sondazhet e bëra lidhur me këtë iniciativë parashikonin humbje të thellë të saj, një humbje me mbi 90 për qind nuk ishte pritur. Kështu, ajo që tash mund të quhet dështim historik për partinë që e ka iniciuar.
Në të gjitha kantonet iniciativa ka humbur me nga, së paku 87%, në një numër të madh të tyre, mbi 90%. Në disa komuna të Kantonit Valis kundër saj kanë qenë madje plot 100 për qind të njerëzve që kanë votuar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









